Një zyrtar i Burgut të Dubravës është infektuar me koronavirus dhe është vetizoluar në shtëpinë e tij në Istog.
Të gjitha rastet e kontaktit me të infektuarin kanë rezultuar negative.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Burgjeve të Kosovës, Nehat Thaqi.
“Po është një zyrtar që është infektuar javën e kaluar dhe është vetizoluar në shtëpi”.
“Testet u janë bërë të gjitha kontakteve të tij dhe të gjithë kanë rezultuar negative”, deklaroi Thaqi.