Ne të gjithë e njohim Joe Biden si politikan, nënkryetar, Rivali i Trumpit. Por jo shumë njerëz e njohin Joe Biden… Si një njeri!
Kjo është historia e paanshme dhe apolitike e Biden,i cili njëherë mendoi vetëvrasjen. Njeriu që shihni sot duke luftuar për të udhëhequr një nga vendet më të fuqishme në botë, ka qenë në nivelin më të ulët në jetën e tij.
Joe filloi karrierën e tij në drejtësi, por shpejt u kthye në politikë. Dhe në 1972, ai u bë Senatori i 5-të i ri në histori.
Por fatëkeqësisht gëzimet e tij nuk zgjatën shumë, vetëm një muaj më vonë ai kaloi tragjeditë më të mëdha të jetës së tij.
-Familja e tij ishte duke bërë shoping për Krishtlindje kur një rimorkio traktori u përplas me ta. Gruaja e senatorit të sapozgjedhur Joe Biden, dhe vajza e tyre e vogel u vranë.
Për disa çaste Joe Biden kaloi nga gëzimi në hidhërim, nga gjithçka duke humbur atë që kishte më së shumti rëndësi.
Ai u bë një baba i vetëm i cili duhej të kujdesej për dy bijtë e tij të plagosur rëndë.
Ishte në pikën më të afërt ku Joe mendoi që ti jepte fund jetës së tij.
“Për herë të parë në jetën time e kuptova se si dikush me vetëdije të plotë mund të vendosë të kryej vetëvrasje.” -tha Joe.
Por duke kuptuar se çfarë do t’u bënte bijve të tij, nëse ata do të humbnin që të dy nënën dhe babain e tyre. Ai e dinte se duhej të luftonte dhe të mbetej gjallë.
Joe udhëtonte me tren për në shtëpi nga zyreja e tij çdo natë për 4 orë. Kështu që mund t`i lexonte bijve të tij histori para gjumit, dhe të hante mëngjes me ta çdo mëngjes.
“Ti mendon për mijëra njerëzit të panumërt të cilët përjetuan shumë më shumë se ne, me më pak arsye të vazhdojnë… Por ata ngrihen! Çdo mëngjes! Çdo ditë! Ata vendosin njërën këmbë përpara tjetrës! Ata vazhdojnë! Ky është shpirti i pathyeshëm i njerzve të Amerikës!” -Joe Biden
Për të shtuar më shumë tragjedi jetësore, kur ai ishte nënkryetar, Biri i tij Beau i cili ishte vetëm 46 vjeç humbi jetën e tij nga kanceri i trurit.
Ju pëlqeu politikani Joe Biden, apo jo; Një gjë që askush nuk mund ta mohoj është se ai ka kaluar shumë gjëra.
Si u ballafaqua ai me gjithë këto tragjedi? Ai tha se me të vërtetë beson në këtë frazë:
“Besimi sheh më së miri në errësirë”
Humbja e birit të tij i dha atij një kuptim të qëllimit më të fortë, ai thjesht donte të bënte Beaun krenar.
Përkundër humbjeve të mëdha që kishte kaluar në jetën e tij, Joe mësoi të mos heqte dorë kurrë, sepse ai kuptoi se gruaja e tij, vajza e tij, dhe biri i tij ishin akoma një pjesë e tij.
Familja
“Ishte fillimi”
“Mesi”
“dhe fundi”
Siç tha Obama:
“Të njohësh Joe Biden do të thotë të njohësh dashuri pa shtirje, shërbim pa vetë-respekt, dhe ta jetosh jetën plotësisht”.