Norvegjia dhe Danimarka do të dërgojnë 9000 copë municione artilerie shtesë në Ukrainë, njoftoi sot Ministria Norvegjeze e Mbrojtjes.
Ministria deklaroi se Norvegjia tashmë i ka dërguar Ukrainës 7,000 copë municion artilerie nga rezervat e veta.
Municioni mund të përdoret në disa lloje artilerie, duke përfshirë obusin vetëlëvizës amerikan M109 që Norvegjia e dërgoi më parë në Ukrainë, thuhet në deklaratë, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.