Norvegjia dërgoi në Turqi një avion transporti ushtarak të përdorur si ambulancë për të prekurit nga tërmeti me qendër në Kahramanmaraş, i cili cilësohet si “fatkeqësia e shekullit”.
Mbështetja e Norvegjisë për viktimat e tërmetit u koordinua nga Qendra Euro-Atlantike e Koordinimit të Reagimit ndaj Fatkeqësive të NATO-s në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e Turqisë, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Në deklaratën e NATO-s thuhet se avioni transportues C-130J Hercules i dërguar nga Norvegjia më 13 shkurt bëri fluturimin e parë të evakuimit mjekësor. Në këtë fluturim, 28 persona të lënduar nga tërmetet u morën nga Adana dhe u transferuan në spitalet e Ankarasë.
Thuhet se avioni i Norvegjisë dhe personeli mjekësor i saj kanë përvojë në operacionet e evakuimit dhe se muajt e fundit shumë njerëz që janë prekur nga lufta në Ukrainë janë dërguar në spitalet e shteteve evropiane.
Poashtu theksohet se edhe avionët e Britanisë së Madhe dhe Holandës po ndihmojnë të prekurit nga tërmeti në Turqi./FolDrejt/