Një i burgosur ka ndërruar jetë pas problemeve shëndetësore.
Rasti ka ndodhur dje, në orët e para të mëngjesit, në Novobërdë, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24 orësh të policisë, bëhet e ditur se fillimisht, për arsye shëndetësore, i burgosuri është transportuar në Spitalin e Gjilanit për të marrë trajtim mjekësor, ndërkohë më pas ka ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion./FolDrejt/