Ditëve të fundit nëpër rrjete sociale është bërë një thirrje për të dalë në shesh dhe për të protestuar kundër Qeverisë së re në krye me Avdullah Hotin.
Klan Kosova ka bërë të ditur se kësaj thirrje nuk i është përgjigjur askush.
“Jemi këtu tek ndërtesa e Kuvendit ku është planifikuar të mbahet një protestë për ta kundërshtuar zgjedhjen e Avdullah Hotit kryeministër”.
“Por, kësaj proteste nuk i janë përgjigjur qytetarët. Ndërsa nga VV e kanë mohuar të kenë organizuar protestë të tillë”.