Numri i personave të vdekur nga Covid-19 në SHBA është rritur në 509.897, prej të cilëve 2.139 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit
Të dhënat tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 102.573, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 28.707.292.
Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar rreth 18,9 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve të kryera ka shkuar në pothuajse 347 milionë.
Në SHBA deri më tani janë vaksinuar mbi 61,3 milionë persona.