Gazeta italiane Tuttomercatoweb ka zbuluar se objektivi i Juventusit, Chris Smalling ka refuzuar të vazhdojë kontratën e tij me klubin e tij aktual Romën.
Juventusi ka konkurruar për nënshkrimin e mbrojtësit anglez dhe refuzimi i ofertës së Romës nga Smalling mund të jetë shumë i dobishëm për Juventusin.
Raporti sugjeron se Smalling kërkon më shumë se 2.5 milionë euro për sezon që i është ofruar nga Roma për dy sezone të tjera dhe mund të largohet nga klubi për mundësi më të mira, transmeton Fol Drejt.