Organizata Botërore e Shëndetësisë sërish ka kundërshtuar hendekun e krijuar në furnizimin me vaksina kundër COVID-19, mes vendeve të pasura dhe atyre të varfra.
“Vazhdojmë të kemi një çekuilibër tronditës në shpërndarjen globale të vaksinave”, tha shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus. Ai tha se nga 220 vende dhe territore, 194 kishin filluar vaksinimin.
“Shumica e vendeve nuk kanë vaksinave të mjaftueshme për të imunizuar të gjithë punonjësit shëndetësorë, ose të gjitha grupet në rrezik”, tha shefi i OBSH-së.
Rreth 49 për qind e dozave të vaksinave janë injektuar në vendet me të ardhura të larta që përbëjnë 16 për qind të popullsisë globale, raporton AFP.
Programi COVAX i cili synon të sigurojë që vendet e varfëra të kenë qasje në furnizim, kishte planifikuar të shpërndante 100 milionë dozat e para në të gjithë botën deri në fund të marsit.
Por, vetëm 38 milionë janë shpërndarë deri më tani, në 105 territore.