Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairí O’Connell.
Në këtë takim Havolli e njoftoi ambasadorin O’Connell për punën që është duke bërë Agjencia Kundër Korrupsionit në fushën e ndryshimeve legjislative, procesin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë, konfliktit të interesit, si dhe për forcimin e mekanizmave aktual të Agjencisë në parandalimin dhe luftimin sa më efikas korrupsionit.
Ambasadori O’Connell konfirmoi mbështetjen ambasadës së Britanisë së Madhe për Agjencinë Kundër Korrupsionit dhe theksoi se vlerëson punën me përkushtim të këtij institucioni.
Britania e Madhe do të vazhdojë të mbështes Agjencinë Kundër Korrupsion përmes projekteve të ndryshme në mandatin e saj parandalues.
Në takim po ashtu u diskutua për progresin e arritur nga Agjencia Kundër Korrupsionit karshi Zotimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës të dhëna gjatë Samitit të Londrës (2019).