Kolera kërcënon miliarda njerëz në 43 vende, paralajmëruan sot Kombet e Bashkuara.
“Pandemia po vret të varfërit para syve tanë dhe ne e dimë saktësisht se si ta ndalojmë atë, por ne kemi nevojë për më shumë mbështetje dhe përkushtim nga komuniteti ndërkombëtar sepse, nëse nuk veprojmë menjëherë, situata do të përkeqësohet”, tha Jerome Pfaffman Zambruni, shefi i departamentit të UNICEF-it për krizat në shëndetin publik, në një konferencë shtypi në Gjenevë.
“Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) vlerëson se një miliard njerëz në 43 vende janë në rrezik të prekjes nga kolera”, tha kolegu i tij Henry Grey, një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i ngarkuar me luftimin e fatkeqësisë, e cila po përhapet me shpejtësi për shkak të kushteve të këqija higjienike, mungesa e ujit të pijshëm, transmeton Fol Drejt.