Nuk ka asnjë informacion për të mbështetur këto pretendime.
Agjencitë e OKB-së nuk kanë informacion që do të mbështeste deklaratat nga Kievi se Rusia dyshohet se eksporton grurë ukrainas, tha sot zëdhënësi i OKB-së Stefan Dijarik.
“Ne kemi parë raportet e fundit në media, kemi biseduar me kolegë nga Programi Botëror i Ushqimit. Ata nuk kanë asnjë mënyrë për t’i konfirmuar këto pretendime. Ne kemi mbrojtur qarkullimin e lirë të ushqimit përmes Detit të Zi, për të bërë gjithçka për të përmbushur nevojat e njerëz në mbarë botën”, tha Dijarik, transmeton Fol Drejt.