Organizata e Kombeve të Bashkuara do të sigurojë 15 milionë dollarë ndihmë për të luftuar kundër epidemisë së ebolës, e cila sërish është shfaqur në Guine dhe Republikën Demokratike të Kongos.
Lowcock tha se ndihma do të shfrytëzohet në pajtim me informacionet që do të marrë nga terreni.
Epidemia e ebolës, e cila në Guine vitin 2016 për herë të parë u shfaq më 14 shkurt, mori jetën e katër personave.
Sëmundja shkaktoi alarm global në vitin 2014, kur në Afrikën Perëndimore filloi epidemia e cila shkaktoi vdekjen e më shumë se 11.300 personave dhe infektoi, sipas vlerësimeve, 28.600 persona në Liberi, Guine dhe Sierra Leone.
Ebola u zbulua 40 vjet më parë ndërsa njihet si virusi i etheve hemorragjike. Përhapet nga kontakti i drejtpërdrejt me lëngjet e trupit – gjak, pështymë, djersë, lot, mukozë, qumësht gjiri dhe urina e njerëzve të infektuar.
Virusi shkakton probleme të koagulimit që çojnë në gjakderdhje të brendshme, inflamacion dhe dëmtim të indeve. Gjithashtu përhapet duke prekur gjëra që janë të kontaminuara me lëngje trupore.
Ndonëse më shumë se 300 mijë njerëz kanë marrë vaksinën, ekspertët shëndetësorë thonë se siguria dhe sfidat sociale e bëjnë më të vështirë luftimin e sëmundjes.