Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, tha sot se prioriteti kryesor i asaj zyre është integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe se është i nevojshëm kthimi në parimet thelbësore të zgjerimit të BE-së.
Duke folur në një konferencë në Trieste të titulluar “Italia dhe Ballkani Perëndimor: Rritja dhe Integrimi”, Varhelyi theksoi se Trieste nuk është vetëm “porta për në Ballkanin Perëndimor, por edhe porta për në Evropën Qendrore, e cila vetëm tregon se sa shumë mund të bëjmë së bashku”.
Ai vlerësoi se “duhet më shumë Trieste në Ballkan” dhe një prani më e madhe e Italisë, pasi, në dritën e sulmit rus ndaj Ukrainës, integrimi i Ballkanit Perëndimor është ndër tre prioritetet më të rëndësishme të BE-së, dhe tha ai, “jo vetëm BE-ja si institucion, por edhe e të gjithë liderëve të saj”./FolDrejt/