Presidentja Vjosa Osmani ka arritur në Slloveni për të marrë pjesë në takimin e 11-të të procesit Bërdo-Brione.
Ajo, me anë të një shkrimi në Twitter, ka theksuar se është e lumtur që është në Slloveni.
“Pres me padurim të diskutoj për masat konkrete në tejkalimin e sfidave aktuale dhe përkushtimin e vendosur të Kosovës për integrimin euroatlantik dhe paqen e qëndrueshme në rajon”,ka shkruar Osmani.