Presidentja Osmani, ndër takime të shumta në Granada të Spanjës, ajo është takuar edhe me kryeministrin britanik, Rishi Sunak.
Presidentja e Kosovës ka thënë se ka pasur rastin që të informojë kreun e Qeverisë britanike për situatën e sigurisë në Kosovës pas aktit të agresionit të Serbisë dhe e ka falendëruar atë për forcat shtesë që Britania e madhe po dërgon në Kosovë në kuadër të KFOR-it.
Osmani gjithashtu e ka falendëruar kryeministrin Suank pë ndihmën në ruajtjen kufirit dhe për të parandaluar akte të tjera agresioni.
Ajo ka kërkuar që Serbia të mbahet përgjegjëse për agresionin kundër Kosovës.
“Ne jemi mirënjohës që forcat e Mbretërisë së Bashkuar po na ndihmojnë të mbajmë kufirin tonë të sigurt në mënyrë që të parandalojmë akte të mëtejshme agresioni.Serbia duhet të mbahet përgjegjëse“, ka thënë presidentja Osmani.
I appreciated the opportunity to brief PM @RishiSunak on the security situation in Kosovo following Serbia's act of aggression.
We're thankful that UK forces are helping us keep our border secure so that we can prevent further acts of aggression.
Serbia must be held accountable pic.twitter.com/jgnQUjBJbd
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 5, 2023