Presidentja Osmani ka pritur në takim një delegacion të Rrjetit Global të Viktimave dhe të Mbijetuarave të dhunës seksuale nga Ukraina e Kolumbia.
Këtë e ka bërë të ditur vetë presidentja Osmani, përmes një postimi në profilin zyrtar në facebook, transmeton Fol Drejt.
Presidentja Osmani ka përmendur edhe gratë e dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë, duke thënë se vetë historia e Kosovës ndërtohet mbi rrëfimin e trishtë të tyre.
Osmani njëherit ka shfaqur përkrahjen e popullit të Kosovës ndaj atij të Ukrainës./FolDrejt/