Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, po i vazhdon takimet e saj zyrtare në New York. Osmani sot është takuar edhe me Këshilltari i lartë në Departamentin amerikan të Shtetit, Derek Chollet, si dhe Të Dërguarin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Sipas njoftimit, zhvillimet në dialog kanë qenë temë themelore e diskutimit të Presidentes me Chollet dhe Escobar, përcjell Fol Drejt.
Ajo ka nënvizuar rëndësinë kyçe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në përmbylljen me sukses të dialogut si dhe ka theksuar rëndësinë e zbatimit të plotë të marrëveshjeve.
”Me Chollet dhe Escobar diskutuam zhvillimet në dialog. Theksova rëndësinë e një qasjeje parimore për zbatimin e plotë dhe të balancuar të marrëveshjeve dhe se roli i SHBA-ve është kyç për të përfunduar me sukses procesin, duke i hapur rrugën njohjes reciproke”, ka thënë Osmani./FolDrejt/