Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një postim në profilin e saj në Facebook, është shprehur se akti i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Dita e Flamurit janë ndër ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar, transmeton Fol Drejt.
Ajo është shprehur se ndihet e nderuar që ndodhet në Vlorë, krahas liderëve institucionalë e shtetërorë të Kosovës dhe Shqipërisë, për ta kremtuar këtë ‘ditë të shenjtë për ne’, siç ka thënë ajo.
“Që prej Gjergj Kastrioti- Skënderbeut, Ismajl Qemalit, Hasan Prishtinës e Isa Boletinit, e deri te presidenti historik Ibrahim Rugova dhe komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari – një ëndërr dhe një ideal kishim. Sot, Kosovë e Shqipëri, bashkërisht në Vlorë, kujtojmë në këtë 110 vjetor, gra e burra, të cilët e bën të mundshme projektin e shteteve tona të pavarura.
Siç e kemi bërë bashkërisht rrugën historike, bashkërisht do ta kemi rrugëtimin tonë për në familjen evropiane.
Urime Dita e Flamurit
Rroftë Kosova dhe rroftë Shqipëria!”, ka shkruar ajo tutje./FolDrejt/