Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar për takimin dhe bashkëbisedimin që ka pasur me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken.
Osmani ka thënë se kanë diskutuar për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, fuqizimin ndërkombëtar të vendit, për stabilitetin rajonal dhe rëndësinë e koordinimit me aleatët.
“Diskutim i rëndësishëm me Sekretarin Blinken për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, fuqizimin ndërkombëtar të vendit tonë, stabilitetetin në rajon, si dhe rëndësinë e bashkërendimit me aleatët”, ka shkruar ndër të tjera Osmani.