Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë pas aterimit të tij në Prishtinë se është ndjerë i frik;suar se shteti mund të kryejë “ndonjë akt terrorist” mbi të, andaj vendosi të ateronte në Tiranë. Po ashtu, Pacolli tha se nuk i pëlqeu fare një postim i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ku ai e ftonte në debat.
‘’Postimi i zotit Kurti nuk më ka pëlqyer, ku më ka thirrur në konfrontim dhe unë në anën tjetër me policinë. Unë nuk jam kriminel. Cdo punë që e kam bërë për këtë shtet meritoj respekt. Unë jam qytetar i botës dhe kam zgjedhur të jetoj në Kosovë. Këtu dua të vazhdojë jetën dhe këtë të drejt nuk ia lë askujt të ma cenoj”, tha ai.
“Unë kam qenë dy muaj i vetëizoluar. Leja ime e fluturimit njëherë është anuluar. Është kushtëzuar leja e dytë me implikime tjera, kinse në dhënien e lejes duhet involvuar disa ministri vitale të Kosovës. Unë fluturoj me një fluturake, unë herën e parë jam frikësuar nga institucionet e shtetit se mund të kryejnë ndonjë sulm terrorist në mua, andaj kam ndryshuar destinacion. Aterova në Tiranë’’, shtoi Pacolli.
“Kam pasur presion të madh. Lojërat politike prej që vendosa të kthehem në Kosovë krijonin presion të madh”, përfundoi Pacolli.