Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar me indinjatë për vendimin rreth liberalizimit të vizave në janar të vitit 2024, duke e konsideruar shtyrjen si të tepërt.
“Liberalizimi i vizave për Kosovën vetëm në janar 2024 është e tepërt!! Pa asnjë respekt për qytetarët kosovarë, në mes të Evropës, qytetarë që vazhdojnë të mbahen të mbyllur, pa asnjë arsye. Gjithë kjo shtyrje e pritje për qejfin e dikujt që Kosovën as nuk e ka njohur si shtet të pavarur. Sinqerisht turp!! Tani mos të flasim për vlera demokratike.”, ka shkruar në profilin e tij Pacolli.
Ai madje ka thënë se është dashur që në fillim që Shqipëria masivisht pasaporta edhe për qytetarët e Kosovës, ashtu siç ka bërë Rumania për Moldavinë.
“Qytetarët e Kosovës do të presin edhe një vit por çka do të ndryshon, çka do të jetë ndryshe pas një viti? Mendoj që nga fillimi është dashtë që Shqipëria të lëshon masovikisht pasaporta edhe për qytetarët tonë, atë që e ka bërë Rumania për Moldavinë.”, ka shtuar Pacolli./FolDrejt/