Nga foltorja e Kuvendit, deputeti nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj, ka kritikuar qeverinë Kurti, duke thënë se në secilin segment, kjo qeveri nga mosdija ka eksperimentuar me masa emergjente.
Lidhur me çështjen e vazhdimit të masave emergjente, Lekaj ka thënë se nuk di si ta komentojë vendimin emergjent të kësaj qeverie.
“Qysh nga fillimi i qeverisjes Kurti, nga mosdija për udhëheqje keni eksperimentuar dhe funksionuar me masa emergjente. Kuptojeni që fjala emergjent është diçka që duhet bërë shpejt dhe e cila ka ardhur në mënyrë të papritur”, ka thënë Lekaj.
“Lidhur me këtë temë së pari ju keni mospërputhje të funksionimit dhe njohjes me konceptin masë emergjente të energjisë, është e gjashta herë që merrni vendime të energjisë në dëm të qytetarëve të Kosovës duke u mbështetur dhe fshehur pas fjalës emergjent.
Së dyti, sqarojuni qytetarëve të Kosovës se qe dy vite qeverisje nuk keni arritur të bëni zgjidhje bazë të sektorit të energjisë, prandaj po duhet të funksiononi me tema emergjente, pa vision, pa zgjidhje.
Se treti, tregojuni qytetarëve që nuk bashkëpunoni me opozitën, tregojuni që opozita ju ka bërë thirrje të merreni me problemin për zgjidhjen e energjisë.”, ka thënë tutje Lekaj./FolDrejt/