Siç shihet në pamje në aksidentin në Rrugën e Kombit, janë përfshirë një makinë e tipit “Citroën” ku udhëtonin 5 personat e së njëjtës familje dhe një kamion.
Sipas të dhënave paraprake dyshohet se makinat janë përplasur kokë më kokë. Në këtë pjesë të Rrugës së Kombit mungon ndriçimi dhe dyshohet se ka ndikuar në shkaqet e aksidentit, si dhe lagështia në rrugë.
Në vendin e ngjarjes, kanë shkuar forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikësit, siç raporton Top-Channel.
Njoftimi paraprak i policisë:
Në Aksin Rrugor Rrëshen Rubik, Rruga e Kombit, te karburant “Toma”, ka ndodhur një aksident rrugor midis mjeteve Citroen dhe mjeti kamjon ku si pasojë e aksidentit dyshohet per 4 viktima. Grupi hetimor dhe Shërbimi Zjarrfikës ndodhen në vendngjarje.