Komuna e Prishtinës me anë të një postimi në facebook, ka publikuar agjendën e paraparë për nesër, në nder të festës së 28 Nëntorit.
Në agjendën e shpërndarë, shihet një varg aktivitetesh e ngjarjesh kulturore që do të nisin nga ora 10:00 e gjer në orën 22:30.
Në këto aktivitete përfshihen: Programi Kulturor “Kryeqyteti Kuq e Zi”, Panairi “Blej shqip”, përurimi i shtatores së Anton Çetës, ekspozitë e Anton Çetës, përurimi i veprës artistike “Këmbëkryq”, festivali i plisit dhe 35-vjetori i plisave./FolDrejt/