Eksperti i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA, Dr Anthony Fauci, ka paralajmëruar se është shumë herët për t’i dhënë fund kufizimeve anti Covid-19, pavarësisht se Texasi dhe Misisipi kanë hequr mandatet e maskave dhe kufijtë e kapacitetit të bizneseve këtë javë.
Sipas The Guardian shtetet po lehtësojnë kufizimet pas një rënie të rasteve, megjithëse kjo rënie ka filluar të rritet në një shkallë të lartë prej 60,000 deri në 70,000 infeksione në ditë.
Ekspertët e shëndetit publik kanë paralajmëruar që SHBA mund të minojnë progresin e lidhur me vaksinat dhe të lejojnë mijëra vdekje të parandalueshme duke hequr kufizimet në shenjat e para të përmirësimeve.
Ndryshe, më shumë se 524,000 njerëz kanë vdekur nga Covid-19 në SHBA dhe janari ishte muaji më vdekjeprurës i pandemisë deri më tani.