Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola i ka dërguar Elon Musk një letër duke i kërkuar që të dëshmojë para legjislativit të BE-së, tha zëdhënësi i saj të hënën.
Parlamenti Evropian nuk ka fuqinë për të detyruar Musk të paraqitet para tij dhe përgjigja e tij nuk u bë e ditur menjëherë, përcjell Fol Drejt.
Musk, kreu i prodhuesit të makinave elektrike Tesla dhe kompanive të tjera, ka shkaktuar trazira dhe polemika që kur bleu Twitter në tetor për 44 miliardë dollarë.
Pas shkarkimit të gjysmës së stafit të kompanisë, rivendosjes së llogarisë së ish-presidentit amerikan, Donald Trump, braktisjes së politikës kundër keqinformimit mbi Covid-19, ndalimit – dhe më pas rivendosjes së disa gazetarëve dhe bllokimit të shkurtër të referencave ndaj platformave rivale në Twitter, ai ka tërhequr vëmendjen e politikëbërësve. si në SHBA ashtu edhe në Evropë.
Komisioni Evropian e ka paralajmëruar Musk se rrezikon “sanksionet” e BE-së për shkak të kërcënimit që paraqet për lirinë e medias.
Të hënën, ai mbajti një sondazh në Twitter nëse duhet të qëndrojë si CEO i kompanisë. Një total prej 57.5% e përdoruesve i thanë “Po” largimit të tij.
Çmimi i aksioneve të Twitter është ulur me një të tretën që kur ai bleu platformën./FolDrejt/