Pas vendimit të Kinës për ndalimin e transmetimit të BBC World News, transmetuesi publik i Hong Kongut gjithashtu njoftoi se do të ndalonte transmetuesin britanik.
Transmetuesi publik i Hong Kongut kishte transmetuar lajmet e BBC drejtpërdrejt brenda natës, nga ora 11:00 deri në 07:00 të mëngjesit sipas kohës lokale.
Dje në mesnatë sipas kohës lokale, Administrata Kombëtare e Radios dhe Televizionit të Kinës ndaloi transmetimin e BBC në vend për shkak perceptimit të paragjykimeve.
Disa raporte të BBC-së për Kinën shkelën “parimet e vërtetësisë dhe paanësisë në gazetari”, theksoi rregullatori kinez i medias.
Mbretëria e Bashkuar ndalimin e quajti “të papranueshëm” ndërsa edhe SHBA në mënyrë të ngjashme dënoi vendimin për ndalim të transmetimit.