Bayern Munich u mposht nga Augsburgu, teksa goli i shënuar nga lojtari me origjinë shqiptare, Mërgim Berisha, rezultoi të ishte fatal për bavarezët.
Kampionët e Bundesligës kanë 4 ndeshje që nuk arrijnë të fitojnë në kampionat, duke komplikuar jo pak renditjen dhe situatën në kampion bavarez.
Pas kësaj humbje i nervikosur u shfaq trajneri Nagelsmann, i cili ka theksuar se skuadra duhet të ndryshojë urgjentisht dhe se humbje të tilla nuk duhet të ndodhin.
“Nuk duhet të vazhdojë kështu, nuk mundet. Është e nevojshme të punohet për gabimet dhe të shtohen urgjentisht. Është përgjegjësi e përgjithshme”, ka theksuar shkurtimisht Naglesmann për “Bild”. /abcnews.al/