Dy persona janë përleshur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë.
Rasti u raportua rreth orës 17:30, përcjell Fol Drejt.
“Pas një mosmarrëveshje verbal janë rrahur mes veti dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër kosovar-e dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Nga e dyshuara femër është konfiskuar një thikë”, njofton policia në raportin 24 orësh.
Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt./FolDrejt/