Inspektorati Policor i Kosovës ka filluar hetimet ndaj policit serb Zlatko Cvejic i cili në një postim në Facebook e kishtë quajtur Kosovën ‘Metohijë’
Fillimi i këtij procesi hetimor është konfirmuar për Foldrejt nga Zyra për Media e Inspektorati Policor i Kosovës.
“Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve pas publikimit të këtij lajmi në media ka filluar grumbullimin e informacioneve si dhe ka kontaktuar edhe me prokurorin kompetent. Veprimet tjera hetimore priten të ndërmerren varësisht nga të gjeturat nga informacionet e grumbulluara dhe në përputhje me misionin ligjor të Inspektoratit Policor të Kosovës”, thuhët në përgjigjejen e derguar për foldrejt.com/EdonaGashi
Polici serb merr rrogë nga Kosova, por i drejtohet asaj si ‘Metohijë’