E quajti Kosovën ‘Metohije’ suspendohet polici serb
Me datën 20.05.2020 ‘Fol Drejt’ ka raportuar se një polic serb që mbanë uniformen e Policisë së Kosovës e kishtë quajtur Kosovën ‘Metohijë’.
Këtë e kishte bërë me anë të një postimi në facebook vitin e kaluar dhe i njëjti vazhdontë punën në njësit të trafikut në Prishtinë.
Pas raportimit të lajmit nga ‘Fol Drejt’ Inspektoriati i Policisë ka filluar hetimet, madje sot me rekomandim të tyre, Zlatko Cvejic është suspenduar nga detyra e policit në republikën e Kosovës dhe në bashkëpunim me prokurorin e shtetit janë duke vazhduar hetimet në lidhje me rastin.
Suspendimin e tij e ka konfirmuar për ‘Fol Drejt’ Inspektoriati i Policisë së Kosovës./EdonaGashi/