Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka bërë thirrje për vaksinim me dozën bivalente përforcuese kundër COVID-19.
Kjo thirrje vjen pas rritjes së rasteve me COVID-19 në botë.
“Të gjithë jemi në dijeni për pasojat që ka sjellë pandemia Covid-19 për njerëzit e prekur nga kjo sëmundje dhe familjet e tyre.
Ndërkohë që në vendin tonë, numri i rasteve me COVID-19, fatmirësisht mbetet i vogël, në vende të ndryshme të botës së fundi po regjistrohet rritje e numrit të rasteve me Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë ju rekomandon që të vazhdoni të vaksinoheni me dozën bivalente përforcuese kundër Covid-19.
Vaksinat mbrojnë!”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie./FolDrejt/