Në Qabe të Mekës, myslimanët kryen lutjen e parë të përbashkët pas një ndalese shtatë-mujore të vendosur si pjesë e masave për të luftuar koronavirusin.
Autoritetet saudite ndaluan hyrjen dhe kryerjen e lutjeve që nga marsi në Masjid al-Haram në Mekë dhe Xhaminë e Profetit në Medinë gjersa televizioni shtetëror saudit raportoi se një lutje e përbashkët në këtë mëngjes u mbajt në tempullin e shenjtë në Mekë.
Që nga 4 tetori, pelegrinazhet u janë lejuar qytetarëve sauditë dhe myslimanëve që banojnë në atë vend.
Myslimanët e huaj u njoftua se do të mund të kryejnë ritet fetare në fillim të nëntorit gjersa xhamitë në Mekë dhe Medinë do të hapen me kapacitet të plotë.