Meka e Arabisë Saudite të dielën doli ngadalë nga një izolim shtatëmujor pasi pelegrinët filluan ta vizitojnë qytetin e shenjtë të myslimanëve, tani që autoritetet e larguan pjesërisht ndalimin e pelegrinazhit të umres.
Miliona myslimanë nga mbarë bota zakonisht e vizitojnë Arabinë Saudite çdo vit për t’i kryer pelegrinazhet e haxhillëkut dhe umres. Arabia Saudite, e cila ia lejoi haxhillëkun një numri të vogël të njerëzve më herët gjatë këtij viti, mori vendim që nga e diela të lejohet kryerja e umres me 30 për qind kapacitet ose nga gjashtë mijë pelegrinë në ditë.
Për myslimanët që jetojnë jashtë këtij shteti, umreja do të lejohet nga 1 nëntori. Në mesnatë, dhjetëra pelegrinë, të cilët mbanin maska në fytyrë, u përgatitën për të hyrë në Xhaminë e Madhe në grupe të vogla.
Sipas të dhënave zyrtare, nga ky pelegrinazh Arabia Saudite në kohë normale siguron të hyra prej 12 miliardë dollarësh.