Disa javë më parë në një shtëpi në fshatin Leletiq të Lipjanit pati ndodhur një shpërthim ku janë lënduar rëndë dy persona, një grua dhe një burrë.
Të shtunën, lëndimeve të rënda nuk mundi t’i mbijetojë gruaja, një shtetase e huaj, përcjell Fol Drejt.
E të hënën, vdiq edhe burri, njofton policia.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./FolDrejt/