Pas vizitës në Kosovë, Gjenerali Wesley Clark ka shkuar në Shqipëri.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka publikuar një fotografi krah tij.
“Është mirë të fillosh ditën duke biseduar me heroin, Gjeneralin Clark, njeriun që ishte në krye të NATO-s, në operacionin për çlirimin e Kosovës. Më vjen mirë që të takova zotëri”, ka shkruar Veliaj në Twitter.
Clark u prit me nderime të larta ushtarake nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, dhe zyrtarë tjerë të lartë të vendit, gjatë vizitës në Kosovë.