Burime të RTV Dukagjinit kanë bërë të ditur se emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka ardhur në Kosovë, për shkak të sulmeve të fundit në veri të Kosovës, konkretisht, sulmit gjatë orëve të para të mëngjesit, ku ka mbetur i vrarë një zyrtar i Policisë së Kosovës dhe një tjetër është plagosur.
Policia është sulmuar një ekip paramilitar, të organizuar nga shteti serb bëjnë të ditur burime të Dukagjinit.
Ndërkaq, Policia ka njoftuar se njësia për ndërhyrje të shpejtë e policisë kufitare ka vërejtur se në hyrje të fshatit Bajnskë, në urë janë vendosur dy kamion (pa targa).
“Njësitet e rendit të Stacionit Policor Zveqan, pas pranimit të informacionit i janë përgjigjur rastit dhe janë nisur me tri njësi në drejtim të lokacionit dhe po sa kanë mbërritur në afërsi të vendit ku është raportuar bllokada, njësitet policore kanë hasur në rezistencë ku nga disa pozicione të ndryshme janë gjuajtur me arsenal armësh të zjarrit, përfshirë këtu edhe me granata dore dhe zollë, ku si pasojë e gjuajtjeve janë qëlluar me armë zjarri dy zyrtarë policorë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.