Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas vrasjes së ish-kryeministrit japonez, ku përveç shprehjes së ngushëllimeve, këtë vrasje e ka konsideruar edhe si faktor që nxjerr në pah se sa janë tronditur themelet e demokracisë, ku politikanët shihen si armiq e jo si kundërshtarë.
“I tronditur dhe i pikëlluar nga vdekja e ish-kryeministrit Shinzo Abe. Ngushëllimet tona më të thella familjes së tij dhe popullit të Japonisë. Vrasja e tij nxjerr në pah se sa shumë tronditen themelet e demokracisë kur politikanët shihen si armiq për t’u shkatërruar dhe jo si kundërshtarë për t’u përballur”, është shprehur Rama në profilin zyrtar në Twitter, përcjell Fol Drejt.