Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur t’i përkrahë me votë marrëveshjet financiare ndërkombëtare.
“PDK është opozitë e Qeverisë, ne kemi deklaruar që nuk jemi opozitë e shtetit dhe nuk jemi opozitë e qytetarëve të Kosovës. Ne kemi vendosur që t’i përkrahim dhe t’i votojmë të gjitha marrëveshjet që janë në rend të ditës në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës. Këto marrëveshje i përkrahim pa kushtëzime. Fatkeqësisht nuk kemi pasur një qasje të duhur dhe pozitive edhe nga ana e Qeverisë”, ka thënë Hamza.
Ai po ashtu ka thënë se gjendja shëndetësore dhe ekonomike e krijuar nga pandemia Covid-19, në Kosovë është shqetësuese.
“Ne e dim dhe jemi duke përcjellë për së afërmi gjendjen shëndetësore në vend që është shqetësuese, por përveç gjendjes shëndetësore, shqetësueses është edhe gjendja ekonomike. Dhe ne vlerësojmë nëse nuk merren masat e duhura, kjo gjendje ekonomike vetëm do të përkeqësohet më tepër. Si PDK më kohë kemi dal me propozimet tona por qeveria ende nuk e ka dhënë vendimin e vetë për këto ligje”, ka thënë Hamza.
Kjo është deklarata e plotë e Hamzës:
“Top interesi për neve është interesi shtetëror, është interesi i qytetarëve të Kosovës, dhe ne, edhe pse jemi opozitë, pa asnjë kushtëzim kemi marrë vendim që t’i përkrahim me votë pozitive marrëveshjet financiare ndërkombëtare”, theksoi Bedri Hamza në konferencën për shtyp.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, në konferencën për media, ka theksuar se PDK është opozitë e qeverisë, duke ritheksuar se PDK nuk është opozitë e shtetit, as nuk është opozitë e interesit të qytetarëve të Kosovës.
Pas vendimit që doli nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PDK-së, z. Hamza foli rreth vendimit të këtij grupi për përkrahjen e të gjitha marrëveshjeve financiare ndërkombëtare.
“PDK do të përkrah të gjitha marrëveshjet financiare ndërkombëtare të cilat janë në rend dite në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës. Këto marrëveshje i përkrahim pa kushtëzime. Edhe pse, fatkeqësisht nuk kemi pasur një kërkesë edhe një qasje të duhur dhe pozitive dhe nga ana e qeverisë. Në të kaluarën kemi pasur vështirësi për këto çështje dhe shumë çështje tjera sa i përket kohezionit, për çështjet me rëndësi për interesin e shtetit dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës, edhe nga disa parti politike që janë në opozitë dhe nga disa parti që janë në qeveri”, theksoi z. Hamza.
Sidoqoftë, ne i kemi negociuar një pjesë të këtyre marrëveshjeve financiare ndërkombëtare, theksoi Hamza, ai ceku se nesër Grupi Parlamentar i PDK-së do t’i përkrah dhe jap votën në seancë.
Ai pastaj foli rreth gjendjes shëndetësore në vend, të cilën e quajti shqetësuese. Por, theksoi z. Hamza, shqetësuese është edhe gjendja ekonomike.
“Ne vlerësojmë se nëse nuk merren masat e duhura dhe adekuate, kjo gjendje ekonomike vetëm sa do të shkon duke u përkeqësuar më tepër. Si PDK, me kohë kemi dalë me propozimet tona, nuk kemi mbetur vetëm në nivel deklarativ, por i kemi proceduar edhe iniciativat ligjore në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në fillim të muajit prill”, ceku z. Hamza dhe shtoi se sot jemi në korrik dhe ende nuk e ka dhënë mendimin e vet qeveria për këto ligje, përkundër afatit ligjor 30 ditësh.
Z. Hamza theksoi se bizneset e Kosovës janë në gjendje të vështirë, ngase njerëzit nuk i kanë pranuar pagesat, duke ritheksuar propozimi i pakos financiare të PDK-së që ishte ndryshe nga këto që i ka propozuar qeveria duke e quajtur më gjithëpërfshirëse, më të lartë nga sasia dhe më substanciale.
Pas tre muajve, qeveria e mori vesh se pa ligj nuk mund të procedohen pagesat të cilat janë premtuar, ceku z. Hamza. Po ashtu, ai theksoi se së shpejti në Parlament të diskutohen iniciativat e propozuara të PDK-së ngase biznesi dhe punëtorët kanë nevojë për përkrahje ashtu si kategoritë e asistencës sociale dhe të dala nga lufta, familjet që kanë humbur vendin e punës së anëtarit të vet, pensionistët etj.
Qeveria e kaluar dhe kjo qeveri, kanë improvizuar për aq sa kanë mundur, duke mos e pasur të qartë nga të shkohet. Po të përkraheshin iniciativat e PDK-së, bizneset dhe të punësuarit në sektorin privat do të ishin në një gjendje tjetër, kategoritë sociale dhe ato të dala nga lufta do të kishin gjendje tjetër.
Efekti i shumës së njëjtë të parave tash ka tjetër efekt, shumë më të vogël se sa po të aprovoheshin në fillim të krizës. Po të dilnin partitë përtej interesit të vet politik dhe të përkraheshin iniciativat e PDK-së, gjendja do të ishte krejt ndryshe, ka potencuar z. Hamza.
“Top interesi për neve është interesi shtetëror, është interesi i qytetarëve të Kosovës, dhe ne, edhe pse jemi opozitë, pa asnjë kushtëzim kemi marrë vendim që t’i përkrahim me votë pozitive marrëveshjet financiare ndërkombëtare”, theksoi z. Hamza në konferencën për shtyp.