Zyra për Media e PDK’së njofton se kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli, i ka vizituar sot dy komunat në veri, Leposaviqin dhe Zvecanin.
Në njoftim thuhet se Veselit i kanë kërkuar banorët e komunave veriore që t’i vizitojë. Atje i ka takuar banorët e fshatrave Cerajë, Bistricë dhe Kushtovë të Komunës së Leposaviqit e më pas në Komunën e Zveçanit ku takoi në Boletin, banorët shqiptarë të kësaj komune.
“Banorët shqiptarë të veriut të vendit shprehën shqetësime se Qeveria e Kosovës i ka lënë në harresë dhe në mëshirën e zyrtarëve serbë që po marrin urdhra direkt nga Beogradi”, thotë Zyra për Media e PDK’së.
Sipas Veseit, banorët e kësaj ane të cilët përveç pandemisë, po ballafaqohen në këtë kohë edhe me sfidat e ndryshme të jetës, duhet të përkrahen më shumë.