Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Peci, ka pasqyruar sot punën një vjeçare të kësaj gjykate.
Ai tha se është i kënaqur me punën që është bërë gjatë vitit 2018.
“Më së paku prej viteve të kaluara kanë mbetur lëndë të pa përfunduara. Në vitin që e lamë pas 1371 raste kemi pas, 1551 të pranuara, të bartura 220 raste. 1271 raste janë përfunduara, 100 raste kanë mbetur pa përfunduar. Një arritje është e degës penale, sepse vetëm 8 raste kanë mbetur pa përfunduar. Ka gjyqtarë që vitin e kanë përfunduar me të gjitha lëndët e përfunduara”, tha Peci.
Mes tjerash tha se nuk ka pasur konsistencë të dënimeve, duke shtuar se dikush për 70 mijë euro dënohet me kusht.
Gjykata supreme gjatë vitit të kaluar kishte gjetur tri raste kur personat ishin të akuzuar për korrupsion, Peci tha se duhet të bëhen ndryshime të kodit të procedurës, që gjykatës supreme t’i shtohen kompetencat.
Peci ka theksuar se janë komod sa i përket numrit të gjyqtarëve, raporton KosovaPress.
“Në këtë situatë si jemi, me 15 gjyqtarë, jemi në gjendje me i përballu këto raste”, tha ai.