Mbrojtësi i djathtë i Sportingut, Pedro Porro, po fluturon për në Londër për të përfunduar transferimin tek Tottenham Hotspur.
Mbrojtësi do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare deri në vitin 2028.
Ai ka qenë i përfshirë në tetë gola në ligën portugeze këtë sezon, duke shënuar dy dhe duke asistuar gjashtë për bashkëlojtarët e tij, transmeton Fol Drejt.