Politikania britanike Penny Mordant shpalli sot kandidaturën e saj për kryeministre të re të Britanisë së Madhe, duke u bërë deputetja e parë konservatore që shpall kandidaturën e saj për të zëvendësuar Elizabeth Truss.
Ky është kandidimi i dytë i Mordant për kryeministre të Mbretërisë së Bashkuar, pasi në fillim të këtij viti ajo ishte në mesin e kandidatëve për lidershipin konservator.
“Kam kandidoj për të qenë kreu i Partisë Konservatore dhe Kryeministri juaj – për të bashkuar vendin, për të përmbushur premtimet tona dhe për të fituar zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. Jam i inkurajuar nga mbështetja e kolegëve të mi që duan një fillim të ri, një parti të bashkuar dhe lidership që do të veprojë në interesin kombëtar”, ka thënë ajo në Twitter, përcjell Fol Drejt.