Amerikanët njoftuan sot se ata vranë organizatorin e sulmit të fundit terrorist në Kabul, në të cilin u vranë më shumë se 170 njerëz, në një sulm me dron.
Një zyrtar i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes thotë se organizatori ishte në një shtëpi në zonën Jalalabad, qyteti i pestë më i madh i Afganistanit.
Dy anëtarë të rangut të lartë të ISIS-it u vranë dhe një u plagos në sulmet me dronë amerikanë, tha gjenerali Wiliam Taylor në një konferencë në Pentagon.
Taylor nuk pranoi të zbulojë detaje të sulmeve të mundshme të reja mbi ISIS. Ai tha vetëm se “Shtetet e Bashkuara do të ruajnë aftësinë për të mbrojtur veten”. Sulmi me dron kundër anëtarëve të ISIS -it u miratua nga presidenti amerikan, Joe Biden.
Më pak se 4,000 trupa amerikanë kanë mbetur në Kabul. Në një moment, ishin 5.800 prej tyre, por pasi shumica e vendeve ndaluan fluturimet e evakuimit nga Kabuli, numri i ushtarëve amerikanë u zvogëlua në kryeqytetin afgan.