Ushtria amerikane thotë se Departamenti i Mbrojtjes u ka kërkuar forcave të saj të stacionuara në Korenë e Jugut që të sigurojnë pajisje për të ndihmuar Ukrainën në luftën kundër Rusisë, duke shtuar se masa ka “ndikim zero” në operacionet e saj në vendin aziatik, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Forcat Amerikane të Koresë (USFK), e cila ka rreth 28,500 trupa në Korenë e Jugut, tha se masa është pjesë e përpjekjeve të Uashingtonit për të ndihmuar Ukrainën me inventarët e saj.
“Kjo nuk ka asnjë ndikim në operacionet tona dhe aftësinë tonë për të ekzekutuar angazhimin tonë të hekurt për mbrojtjen e aleatit tonë, Republikës së Koresë,” tha në një deklaratë zëdhënësi i USFK, kolonel Isaac Taylor.
USFK nuk pranoi të japë detaje të mëtejshme, duke përfshirë llojet e pajisjeve dhe sa është kërkuar ose transferuar tashmë./FolDrejt/