Pep Guardiola, pas barazimit 1:1 të Cityt me Realin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, u zemërua nga pritshmëritë e publikut që skuadra e tij të mposhtte rivalët e tyre.
Ai u zemërua veçanërisht nga pyetja e një gazetari: “A prisnit që rezultati të ishte i tillë pasi njerëzit thoshin se City do ta shkatërronte Realin?”
Pep u përgjigj me zemërim: “Kush e tha këtë?” Edhe pse nuk mori përgjigje, ai vazhdoi me zemërim:
“Reali është simboli i Ligës së Kampionëve, fituesi dhe rekordmeni aktual i tij. Askush nuk e njeh këtë kompeticion më mirë se ai. Nëse mendonit se do të vinim në shtëpinë e tyre dhe do t’i shënonim gjashtë gola, ky është problem i juaji!”, tha ai, transmeton Fol Drejt.