Në 24 orët e fundit në Kosovë raportohet se janë shqiptuar 1851 tiketa trafiku, janë arrestuar 28 persona, si dhe janë raportuar 37 aksidente trafiku me dëme materiale.
Këto janë statistikat e përgjithshme në 24 orët e fundit në Kosovë të raportuara nga Policia e Kosovës:
Aksident trafiku me fatalitet 0
Aksident trafiku me të lënduar 28
Aksident trafiku me dëme materiale 37
Tiketa trafiku të shqiptuara 1851
Tiketat e shqiptuara në bazë të ligjit Covid – 19 0
Persona të arrestuar 28
Persona në mbajtje 20
Persona në ndalim policor 0
Persona në vuajtje të dënimit 1 /FolDrejt/