Delegacioni kosovar për herë të parë është i pranishëm në Konferencën e COP27, nën Konventën e Kornizës për Ndryshime Klimatike të OKB-së në Egjipt.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili është pjesë e delegacionit.
“Bashkë me Deputeten e Parlamentit dhe Kryesuesen e Komisionit për Mjedis, znj.Fitore Pacolli-Dalipi, diplomatin nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z.Kenan Tora, analistin e politikave mjedisore për ndryshime klimatike, z.Agim Mazreku nga UNDP, si dhe z.Stefan Mager nga GIZ-i Gjerman, jemi duke mbajtur takime bilaterale, njëherit po angazhohemi maksimalisht që Kosova të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare dhe të ketë qasje në fonde dhe mekanizma të UNFCCC, rreth adaptimit dhe zbutjes së ndryshimeve klimatike.”, ka shkruar ministri Aliu në Facebook./FolDrejt/