E premte, 3 Maj, 2024

PËRFITIMET NGA QUMËSHTI I BLETËS

Qumështi i bletës prodhohet nga bletët e reja dhe shërben si ushqim për mbretëreshën e tyre. Por, qumështi i bletës është një produkt i përdorur gjerësisht edhe në mjekësi për shkak të përfitimeve të shumta që ka për shëndetin e njeriut.

Ja disa nga efektet e tij në organizëm:

Lexoni edhe..

Forcon sistemin imunitar dhe lufton alergjitë.

Ndihmon në prodhimin e baktereve të dobishme, të cilat ndihmojnë tretjen e ushqimeve dhe luftimin e sëmundjeve të ndryshme.

Rrit nivelet e kolagjenit, i cili ndikon në parandalimin e rrudhave dhe tharjes së lëkurës.

Trajton osteoporozën, sëmundjen e kockave.

Shëron plagët dhe inflamacionet e lëkurës edhe më shpejt se vetë mjalti.

Përdorimi i qumështit të bletës ndikon në ndryshimin e niveleve të glukozës dhe kjo gjë u vjen në ndihmë atyre që vuajnë nga diabeti.

Të ngjajshme